Telegrafi

Ronaldo ka dëshirë që Ancelotti të jetë përzgjedhës i Brazilit

Brazili ka nisur zyrtarisht kërkimin e një përzgjedhësi të ri për kombëtaren dhe një nga kandidatët e tyre është Carlo Ancelotti.

Selecao u eliminuan nga Kupa e Botës në Katar në mënyrë zhgënjyese, duke humbur ndaj Kroacisë me penallti në çerekfinale. Pas eliminimit, trajneri Tite dha dorëheqjen, duke detyruar federatën braziliane të gjente një zëvendësues të përshtatshëm.

Raportimet e mediave braziliane detajojnë se si ish- ylli i Interit, Ronaldo, do të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në kërkim të një trajneri të ri të Brazilit.

Lexo po ashtu “Ndjenja e eliminimit nga Botërorit, ishte më e keqe se sa vdekja e një familjari” - deklarata tronditëse e Richarlison

Presidenti i FA, Ednaldo Rodri mendon se zgjedhja numër një për të marrë këtë rol është ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ndërsa Ronaldo beson se Ancelotti do të ishte zgjedhja e duhur.

Ancelotti është trajneri i parë që fitoi të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës dhe ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë në të kaluarën, dy herë me Milanin dhe dy herë me Real Madridin.

Ai ka kontratë me Los Blancos deri në qershor 2024./Telegrafi/