Cristiano Ronaldo beson se Juventusi mund të vazhdojë të rritet me Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, vetëm se ekipi duhet të luajë me besim.
Juventusi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Udineses në takimin e vlefshëem për javën e 16-të në Serie A.
Në këtë fitore, Maurizio Sarri ka përdorur treshen e sulmit: Ronaldon, Higuain dhe Dybalan së bashku dhe funksionoi mirë, pasi portugezi shënuan dhe asistuan.
Ylli portugez shënoi dy gola, ku njëri u asistua nga Higuain, ndërsa Dybala gjeti një herë golin, por iu anulua për prekje të topit me dorë.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim, edhe pse mund të kishim shënuar më shumë gola”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.
“Mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për të luajtur dhe është e rëndësishme që ne duhet të luajmë me besim”.
“Nuk bëhet fjalë për shfaqje individuale, por se si ne punojmë si kolektiv”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/