Telegrafi

Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon het-trik brenda pjesës së parë

Al Nassr po luan ndaj Damac si mysafir dhe është në epërsi prej 3-0, ku tre golat i ka shënuar Cristiano Ronaldo.

Ronaldo kishte shënuar pesë gola para këtij takimi, që është i vlefshëm për javën e 18-të.

Portugezi golin e parë e shënoi në minutën e 18-të, kur ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pas pesë minutash, Ronaldo ishte sërish i saktë për 2-0 pas një pasimi të marr nga Al Ghannam.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, portugezi shënoi edhe një herë për të kompletuar het-trikun për 3-0.

Me golat e sotme, CR7 ka plot tetë shënime në elitën e futbollit saudit dhe është kthyer në kandidat serioz për fitues të Këpucës së Artë të kampionatit. /Telegrafi/