Telegrafi

Ronaldo: Jam tifoz i Milanit, jo i Interit

Të dielën mbrëma zhvillohet Derby della Madonnina, ku përballen dy skuadrat, fanellat e të cilave i ka bartur sulmuesi brazilian, mirëpo edhe pse ka qëndruar më shkurtë te Milani, Ronaldo mbështet Rossonerët.

“Ka kaluar shumë kohë që nga qëndrimi im tek Interi. Ende kam simpati për ta, mirëpo qëndrimi te Milani ka qenë më i afërt dhe kam krijuar raporte të jashtëzakonshme atje”.

“E kam njohur të gjithë klubin shumë mirë dhe ambienti te Milani është më ndryshe se kudo tjetër. Mbi të gjitha, mendoj se jam tifoz i Milanit”, ka thënë ‘Fenomeni’ për Sky Sport Italia. /Telegrafi/