Telegrafi

Ronaldo: Jam pjesë e historisë së futbollit, e kam arritur qëllimin

Cristiano Ronaldo ka folur për media pasi e ka fituar çmimin i ‘Lojtari më i mirë i vitit 2016’.

Portugezi në një intervistë për FIFA-n pas shpalljes futbollisti më i mirë i vitit 2016, ka thënë se gjithmonë e ka pasur qëllim të arrijë ku është sot, në majat e futbollit, në librat e historisë.

Lexo po ashtu Ronaldo tregon se a e ka uruar Messi për çmimin, por edhe këtë herë portugezi thumbon me përgjigjen

“Nuk kam asnjë dyshim se tashmë jam në histori të futbollit. Ky edhe ka qenë qëllimi im më i madh që kur kam filluar të merrem me futboll, jo vetëm si një lojtar, por si një yll”.

“Gjithmonë kam provuar të jem më i miri. Është një moment krenarie, që më motivon të punoj në këtë rrugë, për të arritur edhe më shumë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/