Cristiano Ronaldo pretendon se ai është përshtatur në mënyrë të përkryer në Juventus.
Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi verën e kaluar dhe ka shënuar shumë gola në sezonin e tij të debutimit në Itali, ku ka fituar edhe Scudetton dhe Superkupën.
“Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem unë, jo ndokush tjetër”.
“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Duhet të jeni të përulur dhe mbani mend se nuk dini gjithçka”.
“Nëse jeni i zgjuar, ju kapni gjërat e vogla që përmirësojnë ju si atlet. Jam përshtatur përkryer në Juve. Ata e kanë parë se unë nuk jam një mashtrim”.
“Vetëm futboll dhe gjëra normale janë biseduar në dhomën e veshjes, ku kam qenë, asgjë më shumë ose më pak”, ka thënë Ronaldo.
Ai e ka pranuar që kur ta mbyll me futbollin si lojtar, mund të bëhet edhe trajner. /Telegrafi/