Telegrafi

Ronaldo: Jam më i miri i 20 viteve të fundit në futboll

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai është lojtari më i mirë i 20 viteve të fundit në futboll.

Ronaldo thotë se dedikimi i tij për futbollin është i pa parë ndonjëherë në historinë e futbollit, teksa ka shfaqur egon e tij në një intervistë të fundit për revistën italiane Undici.

“Ku e vë unë veten në lojtarët më të mirë në 20 vitet e fundit? Më duhet që të mendoj pozitivisht dhe të besoj, me rezultatet që po bëj, mendoj se jam më i miri”.

“Më i miri që ka influencuar këtë sport, kështu që mendoj se kam pasur impakt të madh në këtë sport. Nuk mund të them se si, koha do ta thotë këtë sepse koha shkon shpejt dhe unë mendoj se kam edhe shumë vite përpara”.

“Pas Euro 2004, unë kam qenë përgjegjës për një gjeneratë të shkëlqyer të Portugalisë. Unë e di se shumë djem dhe vajza më shohin sot si inspirim”, deklaroi Ronaldo. /Telegrafi/