Telegrafi

Ronaldo: Jam i lumtur te Juventusi, dua të fitoj shumë trofe

Cristiano Ronaldo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është i lumtur që është pjesë e klubit të madh italian, Juventusit.

Ylli portugez është transferuar në verën e vitit të kaluar te Juventusi, ndërsa në sezonin e tij të parë fitoi titullin e Serie A dhe u zgjodh lojtari i vitit.

Megjithatë, dështimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e para dhe luhatja e formës dhe mos-bindja në këtë sezon kanë bërë që Ronaldo të lakohet për një largim.

Lexo po ashtu Ronaldo zgjedh mes të luajturit në ligë dhe Ligën e Kampionëve

Por, këto fjalë nuk i lënë përshtypje pesë herë fituesit të Topit të Artë, i cili ka thënë se ndihet i lumtur që gjendet në klubin më të mira në Itali.

“Më pëlqen gjithçka në lidhje me Juventusin. Ata kanë një kulturë të mirë, është klubi më i mirë në Itali”, ka thënë fillimisht Ronaldo për DAZN.

Lexo po ashtu Ronaldo humb një finale të kupës për herë të parë që nga viti 2013

Juventusi ka një histori të jashtëzakonshme, unë jam i lumtur që jam këtu. Dua të fitoj shumë trofe me Juven”.

“Mbaj mend prezantimin në stadium, ishte shumë bukur. Unë isha me familjen time, ishte gjithçka bukur dhe e veçantë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/