Telegrafi

Ronaldo: Jam i gatshëm të luaj

Është pritur që portugezi do të mungonte edhe dhjetë ditët e ardhshme, mirëpo ai thotë se nuk ndjen më dhimbje në nyje.

“Nyja nuk më dhemb dhe mendoj se jam i gatshëm të luaj”, është cituar portugezi nga “Marca”.

Sipas kësaj të përditshmeje, Ronaldo kishte kërkuar të paraqitej në sfidën e mesjavës kundër Milanit, mirëpo stafi mjekësor nuk e kishte lejuar. Sido që të jetë, ndoshta trajneri Manuel Pellegrini nuk do të rrezikojë as këtë vikend dhe nuk do ta inkuadrojë në fushë. /Telegrafi/