Telegrafi

Ronaldo iu thotë lamtumirë tifozëve të Juventusit: Dhashë zemrën dhe shpirtin tim – gjithmonë do t’ju dua

Cristiano Ronaldo u ka thënë lamtumirë tifozëve të Juventusit pas transferimit të tij në Manchester United.

Portugezi ishte në Torino për tre sezone, duke shënuar 101 gola në 134 ndeshje për klubin.

Ai fitoi dy tituj të Serie A, një Kupë të Italisë, dy Superkupa italiane dhe u kurorëzua si “Capocannoniere” i Serie A sezonin e kaluar, por lavdia evropiane me Bianconerët mungoi.

“Sot largohem nga një klub i mahnitshëm, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën”.

“Unë dhashë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe gjithmonë do ta dua qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. Tifozët bianconer më respektonin gjithmonë dhe unë u përpoqa ta falënderoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë”.

“Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por prapëseprapë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku”, ka shkuar fillimisht Ronaldo.

Ai pastaj citoi vargjet e himnit zyrtar të klubit, i cili gjithashtu u luajt në një video të bashkangjitur me momentet e tij më të bukura.

“Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush. Ju tani jeni pjesë e historisë sime, pasi unë mendoj se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tifozë binaconer, do të jesh gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Ronaldo për largimin nga Juve.

 

Disa mdia e kanë kritikuar për gabimet drejtshkrimore dhe faktin që edhe pas tri vitesh në Itali nuk e mësoi gjuhën edhe pse ka ngjashmëri me atë portugeze dhe spanjishte. /Telegrafi/