Site icon Telegrafi

Ronaldo ishte afër të linte futbollin: Bashkëlojtarët e tij talleshin me të, ndërsa ai qante vazhdimisht

Cristiano Ronaldo mendoi të linte futbollin përpara se të bashkohej me Manchester United në vitin 2003 pasi dyshohet se me të kishin abuzuar bashkëlojtarët në Sporting Lisbonë.

Ronaldo mbërriti në Lisbonë si fëmijë 12-vjeçar nga Madeira në vitin 1997, ku iu bashkua akademisë së Sportingut, por fillimi i tij nuk ishte i lehtë.

Kjo është zbuluar në libri: “Messi kundër Ronaldos: Një rivalitet, dy më të mëdhenjtë dhe një epokë që ndryshoi lojë botërore”.

Në disa pjesë të publikuara nga The Sun, pretendohet se Ronaldo mendoi të linte futbollin para se të fillonte mirë karriera e tij. Ai planifikoi të linte futbollin ndërsa ishte në akademinë në Lisbonë.

Sipas librit, Ronaldo ngacmohej nga djemtë e tjerë për shkak të theksit të tij të rëndë pasi vinte nga Madeira, ndërsa qante çdo ditë sepse i mungonin familja dhe miqtë e tij.

Ronaldo luftoi me emocionet e tij dhe si fëmijë mori pjesë në një sërë debatesh dhe zënkash me djem të tjerë në shkollën e futbollit.

Sipas librit, Ronaldo i hodhi një karrige një prej mësuesve që e tallnin për theksin e tij.

Për shkak të problemeve në shkollë, Ronaldo u lejua të largohej dhe të fokusohej vetëm në futboll. Shumë shpejt ai u bë anëtari i ekipit të parë të Sportingut, dhe gjithçka tjetër pas saj është histori. /Telegrafi/

Exit mobile version