Telegrafi

Ronaldo ia siguron fitoren Realit (Video)

Real Madridi e ka ngritur epërsinë në 3-1 ndaj Borussia Dortmundit.

Pas një asistimi nga Modric, ishte Ronaldo që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë.

Goli i katërt i portugezit në Ligën e Kampionëve  në këtë sezon, ndërsa i dyti në këtë ndeshje.

Reali afër fitores së parë në këtë stadium që nuk kishte fituar asnjëherë edhe pse kishte zhvilluar disa takime./Telegrafi/