Telegrafi

Ronaldo i ngazëllyer që do të luajë me Kaka dhe Benzema

“Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e ardhshme të Kampionëve në Santiago Bernabeu. Shpresoj se do të mund të fitoj shumë Topa të Artë me Real Madridin. Ka disa aspekte në të cilat mund të përmirësohem ende si lojtar”, ka thënë Ronaldo.

“Por, prioritet i imi nuk është Topi i Artë, por suksesi kolektiv. Do të doja një ditë të kem aq shumë tituj sa Di Stefano”.

“Po ia dal shumë mirë me Kaka, pasi si lojtarë jemi plotësisht të përshtatshëm. Karim Benzema është shumë i mirë, i shkëlqyeshëm, shpresoj t’i jap shumë pasime për të shënuar gola”, ka shtuar portugezi.