Telegrafi

Ronaldo i kënaqur me sezonin, por dëshiron titullin

Megjithatë, ish-ylli i Manchester United refuzon të dorëzohet dhe ende shpreson se mund të shpallet kampion këtë vikend.

“Vërtet jam kënaqur gjatë këtij sezoni, por ende nuk e kam fituar titullin. Jam shumë i lumtur këtu në Madrid dhe kolegët e mi më kanë ndihmuar shumë. Pa ekipin, nuk mund të fitoni asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe jam i bindur se do të fitojmë shumë tituj në të ardhmen”.

“Ky sezon është shumë i vështirë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Matematikisht kjo është e mundshme. Ne duhet të fitojmë në Malaga dhe të shohim çfarë do të ndodhë me Barcelonën. Duhet të shpresojmë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/