Telegrafi

Ronaldo i kënaqur me golin

“Është një ndjenjë shumë e mirë. Gjithmonë është e rëndësishme të fitosh në ndeshjen e parë në ligë. Jam i lumtur që ekipi është i fuqishëm”, ka thënë Ronaldo, i cili shënoi golin e dytë të Realit nga penaltia.

“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kemi gjëra të mira dhe jo të mira dhe duhet të bëhemi edhe më të mirë. Ndeshja e parë gjithmonë është e vështirë, por do të vazhdojmë gradualisht të përmirësohemi. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe ne fituam”, ka shtuar portugezi.