Telegrafi

Ronaldo i gatshëm këtë vikend

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të klubit, Los Merengues kanë njoftuar se portugezi do të jetë i rikuperuar plotësisht deri të premten.

Megjithatë, duke qenë se Ronaldo nuk ka luajtur qe një kohë, ndoshta trajneri Manuel Pellegrini nuk do ta inkuadrojë në lojë në ndeshjen kundër Racing Santanderit, mirëpo pritet që ai të inkuadrohet në fushë kundër Cyrihut, në Ligën e Kampionëve, ashtu që të jetë i gatshëm para ‘el Clasico’. /Telegrafi/