Cristiano Ronaldo duket se është i gatshëm që të rikthehet në Torino, pasi jahti i tij privat më në fund ka zbarkuar në gjirin e Madeiras.
Ditë më parë është raportuar se ylli portugez nuk e dëshiron rikthimin në Itali, shkaku i situatës me coronavirus.
Corriere della Sera raporton tani se 35-vjeçari më në fund ka mbaruar pushimet me familjen në vendlindjen e tij, andaj tani po planifikon të rikthehet te Juventusi.
Qeveria e Italisë u ka dhënë dritën e gjelbër klubeve që nga nesër t’i fillojnë stërvitjet individuale, derisa ato grupore do të jenë më 18 maj.
Juventusit tani kanë filluar t’i rikthehet lojtarët që ishin lejuar të dalin nga Italia, në mënyrë që të përfundojnë sezoni.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë me jahtin e tij kishte lëvizur edhe nga Madridi, derisa tani është rikthyer në Madeira dhe pritet që nesër të jetë në Torino. /Telegrafi/