Cristiano Ronaldo nuk arriti të fitojë trofeun e parë të sezonit, pasi Al Nassr u mund thellë 4-1 nga Al Hilali në ndeshjen e Superkupës së Arabisë Saudite të shtunën.
Ronaldo, i cili po luan sezonin e tij të tretë në futbollin arab, e kaloi skuadrën e tij në epërsi në fundin e pjesës së parë me një gol të shënuar nga afërsia për 1-0.
Megjithatë, pas këtij momenti, Al Nassr pranoi katër gola nga Al Hilali, i cili e ngriti lartë trofeun e Superkupës.
Gjatë ndeshjes, Ronaldo madje fyejti bashkëlojtarët e tij se po flenë, ndërsa tifozët e Al Hilal e provokuan duke thirrur emrin e rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Messit.
Ky është triumfi i dytë radhazi për Al Hilalin në këtë garë dhe i pesti në historinë e klubit.
Me këtë fitore, Al Hilali bëhet skuadra më e suksesshme në këtë kompeticion, me tre trofe më shumë se Al Nassr.
Në sezonin e kaluar, Ronaldo dhe Al Nassr ishin mposhtur gjithashtu nga Al Hilali në kampionat dhe në Kupën e Mbretit.
Sezoni i ri në Arabinë Saudite do të nisë të enjten, kur Al Nassr do të presë Al Raedin.
Ky është trofeu i 70-të zyrtar për Al Hilalin, duke e bërë atë skuadrën më të dekoruar në Azi. /Telegrafi/