Telegrafi

Ronaldo i frustruar dhe i parehatshëm gjatë seancës në gjykatën e Madridit, vendos të flasë vet

Cristiano Ronaldo u paraqit sot (e hënë) në gjykatën e Pozuelo de Alarcon (Madrid) për çështjen e taksave.

Duke parë interesimin e madh të mediave lojtari dhe avokatët e tij mbrojtës kishin përgatitur një konferencë për media.

Duke u ndier i frustruar pas seancës, ylli portugez vendosi mos të paraqitej para gazetarëve të mbledhur dhe dikush nga stafi i dha njoftimin gazetarëve të mbledhurve para gjykatës.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, Ronaldo foli për rreth 90 minuta, ku nga fillimi deri në fund pohoi se është i pafajshëm dhe se ndihej i parehatshëm nga gjithë kjo situatë.

Nganjëherë, lojtari ngecte në fjalimin e tij duke mos qenë shumë i qartë, dhe kështu ai u pyet se a kishte nevojë për një interpretues dhe përgjigjja e tij e menjëhershme ishte e ashpër: “Jo, flas unë”. /Telegrafi/