Cristiano Ronaldo i ka shtuar edhe më shumë zjarr benzinës për largimin e tij nga Real Madridi me veprimin e fundit në profilin privat në Instagram.
Mediat e shumta portugeze dhe spanjolle dhanë dje (e premte) lajmin se ylli portugez kishte vendosur të largohet nga Reali këtë verë.
Deri të ky vendim thuhet se Ronaldo ka ardhur pas akuzave të shumta për shmangie të taksave dhe evazion fiskal, me klubin mbretëror që ka qenë indiferent rreth kësaj situate.
Pas lajmit në shumë media, tani është vet Ronaldo, i cili ka shtuar spekulimet rreth largimit nga Mbretërit, transmeton Telegrafi.
Portugezi ka larguar fotografinë e tij të profilit, të cilën e kishte me fanellën e klubit spanjoll, duke e zëvendësuar me atë të ekipit kombëtar Portugez.
Si duket ky është një sinjal mjaft i qartë nga CR7, pasi në të kaluarën thuhet se nuk e ka bërë asnjëherë këtë veprim. /Telegrafi/