Telegrafi

Ronaldo flet pas supergolit: Jam në formë të mirë

Cristiano Ronaldo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka thënë se dëmtimin e ka lënë pas dhe se tani është në formë shumë të mirë.

CR7 u ngrit nga toka 71 centimetra për të goditur topin e harkuar nga Alex Sandro, që doli të jetë edhe goli i fitores për Juven.  Në total kërcimi ishte 2.56.

“Unë nuk e dija këtë. Jam shumë i lumtur me rezultatin, ishte një lojë shumë e vështirë dhe Sampdoria luajti mirë sot”.

“E gjithë skuadra tregoi qëndrimin e duhur. Ishte një gol i mirë dhe jam i lumtur që ndihmoj ekipin për tri pikë të reja”.

“Kam pasur probleme me gjurin tim për një muaj, por kjo ka shkuar tani dhe ndihem mirë fizikisht. Ajo që dua është të ndihmoj Juven të fitojë ndeshje dhe tituj”.

Portugezi foli edhe për ndeshjes e së dielës, ku Juventusi përballet me Lazion në Superkupën e Italisë.

Cristiano Ronaldo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

“Është një finale, gjasat janë 50-50. Lazio ka një skuadër të shkëlqyeshme, por ne kemi shumë besim se mund të fitojmë”, ka thënë Ronaldo.

Juventusi ka humbur vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe kjo ishte kundër Lazios. /Telegrafi/