Telegrafi

Ronaldo flet pas përfundimit para kohe të stërvitjeve (Video)

Cristiano Ronaldo ka përfunduar para kohe sot seancën stërvitore.

E gjithë kjo pas një përplasje me portierin Casilla dhe kjo ka bërë që të hedhen dyshime rreth angazhimit të portugezit gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi pritet të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, transmeton Telegrafi.

“U frikësova shumë, por fatmirësisht nuk është diçka serioze. Të shtunën do të jem në formën më të mirë”, deklaroi Ronaldo.

Kujtojmë se Reali dhe Atletico do të takohen të shtun[n me fillim në ora 20:45 në stadiumin San Siro të Milanit. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Ronaldo përfundon stërvitjet para kohe, ja reagimi i parë i mjekëve të ekipit (Video)