Cristiano Ronaldo ka folur pas tre golave të shënuar në ndeshje me Atletico Madridin e vlefshme për gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.
Ai e ka lavdëruar skuadrën për paraqitjen e bërë, ndërsa është shfaqur i lumtur edhe për golat e tij.
“E gjithë skuadra duhet të përgëzohet. Ne ishim të frikshëm. Luajtëm mirë prej fillimi e deri në fund, dhe si rrjedhojë e kësaj erdhën golat”.
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar golin tim të 400-të personal”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ka shënuar het-trikun e 47 në karrierë, ndërsa të shtatin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/