Site icon Telegrafi

Ronaldo flet pas eliminimit: Meritonim më shumë, nuk është momenti të flas për të ardhmen

of Uruguay of Portuga during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between 1st Group A and 2nd Group B at Fisht Stadium on June 30, 2018 in Sochi, Russia.

Kombetarja e Portugalisë është eliminuar nga Kampionati Botëror Rusia 2018.

Portugezët humbën në 1/8 e finales nga Uruguai, në një ndeshje mjaftë të bukur dhe atraktive.

Pas eliminimit nga Botëror, ka folur edhe kapiteni i portugezeve, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Real Madridit ka thënë se kanë merituar më shumë nga ndeshja e 1/8 së finales.

Ronaldo gjatë një dueli me Martin Caceres (Getty Images)

“Kemi luajtur më mirë se Uruguai dhe meritonim më shumë nga kjo sfidë”.

“Në futboll fiton gjithmonë ai që shënon më shumë. Si kapiten i Kombëtares, jam krenar për këtë grup dhe për punën e bërë të gjithë si lojtarët ashtu edhe stafi”, tha Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se është i bindur që ka dhënë më të mirën nga vetja.

“Largohem nga ky Botëror i bindur se kam dhënë më të mirën nga vetja edhe pse nuk shkuam aty ku të gjithë dëshironim”.

“Por kjo Kombëtare do të vazhdojë të fitojë në të ardhmen”, tha Ronaldo që foli edhe për të ardhmen e tij.

(Getty Images)

“Sa i përket të ardhmes nuk është momenti i duhur për të folur tani, si për mua ashtu edhe për trajnerin”.

“Kombëtarja jonë mbetet njëra nga më të mirat në botë dhe do të vazhdojë të triumfojë edhe në të ardhmen”, përfundoi Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë largohet nga Rusia me katër gola të shënuar në katër ndeshjet e luajtura. /Telegrafi/

Exit mobile version