Telegrafi

Ronaldo fiton edhe një çmim për vitin 2016

Për herë të katërt në karrierë Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin si ‘Lojtari më i mirë i vitit’ nga Globe Soccer Awards.

Ishte pikërisht Florentino Perez,  ai që e bëri të ditur se Ronaldo e ka fituar këtë çmim.

“Dhe fitues është… Cristiano Ronaldo – natyrisht”, ishin fjalët e të parit të Real Madridit.

Ronaldo, fitoi para Lionel Messi, Gareth Bale, Antoine Griezmann, Jamie Vardy dhe Gonzalo Higuain që ishin në garë.

Para disa ditësh CR7 fitoi edhe Topin e Artë të katërt në karrierë që jepet nga France  Football. /Telegrafi/