Telegrafi

Ronaldo fiton edhe një çmim (Foto)

Cristiano Ronaldo po vlerësohet në maksimum nga të gjithë.

Sulmuesi i Real Madridit është futbollisti i këtij viti padyshim, pasi ka arritur të fitoj në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

Pas fitimit të Ligës së Kampionëve me ‘Los Blancos’ dhe kampionatin evropian, tani Ronaldo ka filluar të mbledh çmimet individuale, ku një nga ta është nga lexuesit e dy prej gazetave më të mëdha evropiane.

“Faleminderit për lexuesit e Marca dhe Gazzetta dello Sport për këtë vlerësim”, ka shkruar fillimisht Ronaldo në profilin e tij, përcjell Telegrafi.

“Nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëlojtarët e mi. Faleminderit të gjithëve!”, ka përfunduar shkrimin e tij sulmuesi portugez. /Telegrafi/