Telegrafi

Ronaldo fiton duelin me Amir Rrahmanin, kalon Juventusin në epërsi ndaj Veronës

Juventusi ka gjetur golin e parë ndaj Hellas Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.

Është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0 të Juventusit.

Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ky gol i portugezit erdhi pas një dueli një me një me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Asistimi i golit erdhi nga mesfushori Rodrigo Bentancur. /Telegrafi/