Telegrafi

Ronaldo fillon stërvitjen me Real Madridin (Foto)

Cristiano Ronaldo është stërvitur për herë të parë me skuadrën e Real Madridit këtë verë.

Los Blancos u stërvitën në Valdebebas pas turneut që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk treguan formë të mirë.

Së bashku me CR7 në stërvitje ishte edhe presidenti Florentino Perez, i cili i kërkoi djelmoshave të Zinedine Zidanes të japin maksimumin në Superkupën e Evropës dhe sezonin e ri.

Ronaldo me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë ndaj Manchester Unitedit në Shkup.

Vlen të theksohet se portugezi ditë më parë u paraqit në gjykatën spanjolle për evazion fiskal. /Telegrafi/