Site icon Telegrafi

Ronaldo falënderon Cuadradon për dorëzimin e numrit “7”

Cristiano Ronaldo thotë se ai ka kërkuar lejen e Juan Cuadrados para se të merrte fanellën me numrin e tij të preferuar, numrin “7”.

Ronaldo kompletoi kalimin e tij të madh perj 112 milionë eurosh në Serie A muajin e kaluar dhe ai menjëherë ka marrë fanellën me numrin “7”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka brendin e tij “CR7” dhe anësori kolumbian, Juan Cuadrado ishte i lumtur që ka mundur të akomodojë bashkëlojtarin e tij.

“Natyrisht, është numri im i preferuar”.

“Unë kam folur me klubin në fillim dhe kam folur me Cuadradon sepse ai ishte numri shtatë”.

“Ai ka thënë: “Për mua, nuk shtë problem, do të jetë kënaqësi që të jap numrin “7”, fanellën time”.

“Jam i befasuar, në një formë të mirë sepse klubi më ndihmoi me Cuadradon dhe e pranoi mirë këtë”.

“Jam vërtet falënderues se do të vazhdoj me numrin tim, numrin “7””, deklaroi Ronaldo.

Cristiano debutoi ndaj Chievos, por nuk arriti që të shënojë gol. /Telegrafi/

Exit mobile version