Ngjarjet kontraverse dhe thashethemet për mos triumfin e Cristiano Ronaldos si lojtari më i mirë i vitit nga UEFA po vazhdojnë.
Luka Modric u shpall lojtari më i mirë sipas UEFA-s, një vendim që nuk u prit mirë nga agjenti i Cristianos.
Ylli i Juventusit e fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë, por kjo nuk i mjaftoi, pasi çmimin kryesor nuk e fitoi.
Sipas Tuttosoprt, Ronaldo vendosi që të anulojë aeroplanin e tij privat në minutën e fundit dhe të mos shkojë në ceremoninë e shortit në Monte Carlo sepse ka dëgjuar spekulime se presidenti i Real madridit, Florentino Perez po bënte presion te UEFA që çmimi t’i jepej Modricit.
Keylor Navas 🏆
Luka Modrić 🏆🥇
Sergio Ramos 🏆#UEFAawards #UCLdraw pic.twitter.com/QvbSCQEstr— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 30, 2018
“Pse nuk erdhi Ronaldo? Vetëm Ronaldo e di, atë duhet ta pyesni. Ne kemi pritur që ai të vijë, madje disa orë më parë, Juve na ka lajmëruar më pas se ai nuk do të vijë”, us hpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin për La Gazzetta dello Sport.
“Dua të them vetëm se ishin vota të 55 gazetarëve dhe 80 trajnerëve, kështu që ata vendosën kush është më i miri”.
“Nuk e njoh Ronaldon personalisht dhe nuk i di arsyet e mungesës së tij. Është mirë të jesh optimist”, shtoi ai.
/Telegrafi/