Njerëzit janë të gabueshëm dhe ato ndodhin në disa momente kur nuk priten dhe ideja është që të bëhet diçka kreative, por edhe nga një më e thjeshta.
Një gabim i thjesht ka ndodhë në një postim të Paris Saint-Germain në TikTok dhe duket se ata që e menaxhojnë faqen nuk e kanë vënë re ende.
Derisa kanë postuar një video të Lionel Messit duke u futur në ‘Etihad Stadium’ të Manchester Cityt, kanë vënë një muzikë, por që e gjitha ka eskaluar shumë shpejt në rrjetin social.
https://www.tiktok.com/@psg/video/7034070607587233029?_d=secCgwIARCbDRjEFSACKAESPgo81Nwh2VO8kA91vpbEJIYz1YnOL18eFFX7og3oUvkyihQjVnkbYNsa680lpPH4iHY1fU%2FqetjKmp%2FVunfJGgA%3D&language=en&preview_pb=0&sec_user_id=MS4wLjABAAAARB9Ff926jBxBnOo44smPEc1PByliwSsMQz4HT6exYT5I_b09pfbcZDuJE2iMoc0V&share_app_id=1233&share_item_id=7034070607587233029&share_link_id=12821296-e8f7-431a-8d76-08267ada8b57&source=h5_m×tamp=1639829288&u_code=d7jg3if5jf3834&user_id=6724648150772810758&utm_campaign=client_share&utm_medium=android&utm_source=copy&_r=1
Ajo muzikë e marrë nga PSG prej Justin Bill kishte një mbishkrim tjetër, por që ky i fundit bëri pak shaka me klubin francez, duke e titulluar muzikën më pas: “Ronaldo është më i mirë se Messi”.
Përdoruesi i TikTok-ut ka postuar se si vendosi të bënte shaka me PSG-në, pasi që disa ndjekës të tij i kishin shkruar se personat që menaxhojnë faqen e skuadrës në TikTok kishin përdorur muzikën e tij.
Andaj, Justin Bill ka edituar emrin e muzikës, duke shkruar se ylli portugez është më i mirë se sa ai argjentinas. Se si e ka bërë këtë ai e ka treguar me një video, e cila është shikuar mbi tre milionë herë për dy ditë. /Telegrafi/
@justinbilll TROLLING Lionel Messi & PSG 🤣 #foryoupage #viral #soccer #messi #shortfilm