Site icon Telegrafi

“Ronaldo është injorant dhe nuk ka respekt për bashkëlojtarët”, ish-lojtari i Juventusit godet portugezin

Ish-lojtari i Juventusit, Pasquale Bruno ka filluar një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Cristiano Ronaldos, duke e quajtur atë injorant dhe duke thënë se nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës.

Ronaldo ka pasur kohë zhgënjyese kohëve të fundit, duke humbur katër lojëra në klub pasi ishte pozitiv me coronavirus ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare dhe u kritikua nga ministri i sporteve i Italisë për fluturimin në Torino pas infektimit.

Por, ai tani është shëruar nga Covid, duke u kthyer me dy gola kundër Spezias dhe luajti gjithë ndeshjen në fitoren 4-1 të Juves në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvaros.

Lexo po ashtu Pas dy golëshit ndaj Spezias, Ronaldo: Cristiano është rikthyer

Në përgjithësi, Ronaldo ka 70 gola në 93 ndeshje të Juventusit dhe shihet si transferim i shkëlqyeshëm që nga kalimi i tij prej 100 milionë eurosh nga Real Madrid.

Por, jo sipas ekspertit italian të futbollit, Pasquale Bruno, i cili luajti për Juventusin nga 1987 në 1990.

Bruno nuk ka ngurruar ta ‘godas’ Ronaldon, të cilin e ai e cilësoi atë italianë dhe jo respektues.

“Ai është injorant. Ka qenë në Itali për dy vjet dhe ende nuk ka mësuar të flasë gjuhën tonë”, ka thënë fillimisht Bruno për Daily Mail.

“Ai përdor spanjishten për të shprehur veten e tij. Ai nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës ose për italianët”, përfundoi ish-lojtari i Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version