Cristiano Ronaldo e ka fituar trofeun e parë te Al Nassr, pasi mposhtën Al Hilal në finale të Kupës së Klubeve Arabe.
Al Hilal shënoi së pari me anë të Michael në minuan e 51-të, kur Malcom dha një asistim perfekt.
Më pas, Al Nassr mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Al Mari u përjashtua me karton të kuq në minutën e 71-të.
Tre minuta më vonë, Ronaldo i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim nga Al Ghannam.
Por, Al Nassr nuk u gëzua edhe shumë, shkaku që në minutën e 78-të, Al-Boshail u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me nëntë lojtarë.
⚽️ || GOOOOOAAAAL! 🤩🤩🐐
Ronaldo scores the second goal 98’ for @AlNassrFC #AlNassr 2:1 #alhilal#AlNassrAlhilal pic.twitter.com/qOi7mHXLQ9— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 12, 2023
Ndeshja më pas shkoi në vazhdime, dhe Ronaldo sërish tundi rrjetën, për rezultatin 2-1 në minutën e 98-të.
Al Nassr sërish kishte të ndëshkuar me karton të kuq, por tani ishte në pjesën menaxhues, me trajnerin Luis Castro që përjashtua shkaku i protestave.
Përkundër se ishin me nëntë lojtarë të mbetur në fushë, Al Nassr ia doli ta fitonte trofeun, që është i pari për Ronaldon, pas lëvizjes së tij në janar te skuadra arabe. /Telegrafi/
It’s the 4️⃣6️⃣ 🔥🔥
After playing more than 60 minutes with 10 men,
WEEEEE ARRRRE
🏆 CHAMPIONS OF King Salman Clubs Cup🏆YEEEES,
𝐖𝐄 𝐀𝐑𝐄 𝐓𝐇𝐄 𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒 🤩💪 pic.twitter.com/SeW65nQ7SJ— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 12, 2023