Telegrafi

Ronaldo emocional para ndeshjes ndaj United

Ronaldo kaloi gjashtë vite te United dhe thotë se dy ndeshjet e radhës në garën evropiane do të jenë të veçanta për të.

“Si gjithmonë, do të jetë një ndeshje në të cilën secili dëshiron të fitojë, një ndeshje ku ata do t’i qasen me shumë seriozitet, pasi e dinë se luajnë kundër një ekipi që është kandidat për ta fituar garën; dhe ne po ashtu e dimë se Manchester është ekipi më i mirë në Angli”.

“Ata janë një skuadrës që gjithmonë luajnë mirë, çdo vit janë në krye, prandaj janë një skuadër që e respektojmë shumë – dhe do të jetë një ndeshje tepër e vështirë, veçanërisht në Manchester”.

“Dhe do të jetë një ndeshje… me emocione të mëdha, por… mendoj se gjërat do të shkojnë mirë për ne”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/