Telegrafi

Ronaldo e xhelozon Figon shkaku i bashkëshortes! (Foto)

Ronaldo, braziliani, që njihet ndryshe “Fenomeni”, ka dhënë një intervistë shumë interesante për “Radio Onda Cero” në Spanjë, duke rrëfyer disa nga “bëmat” e karrierës së tij. 

Veç të tjerash, ai ka folur edhe për jetën e natës, ku ka spikatur kampioni i botës me Brazilin.

“Florentino më tha të mos dilja aq shpesh, duke më dhënë si shembull Figon. I thashë presidentit se, me atë bashkëshorte që kishte Figo, edhe unë do të qëndroja më shumë në shtëpi”.

Në fakt, Ronaldo është një minierë anekdotash dhe çdo herë që flet, nxjerr perla nga goja e tij. Kujtojmë se portugezi Figo është i martuar që 15 vjet me Helen Svedin, me të cilin ka dy vajza. /Telegrafi/