Telegrafi

Ronaldo e do Portugalinë në Rusi, nuk ka rëndësi sa gola i shënon

Getty Images

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thotë se kualifikimi i kombëtares së tij në ‘Rusia 2018’ është shumë më i rëndësishëm se rekordi i tij i golave.

Superylli i Real Madridit e gjeti dy herë rrjetën në fitoren prej 3-0 kundër Hungarisë në Estadio da Luz, derisa golin tjetër e shënoi Andre Silva.

Lexo po ashtu Gol të tillë nga CR7 ka kohë që nuk kemi parë, thjesht fantastik (Video)

Kështu, CR7 i ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa e ka ngritur në 70 numrin total të golave për Portugalinë.

Kjo statistikë e ka bërë atë golashënuesin e katërt më të mirë nga përfaqësueset evropiane.

“E di sa gola i kam shënuar, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Ajo që ka rëndësi është fitorja dhe jemi në garë për të shkuar në Kampionatin Botëror”, ka thënë Ronaldo për RTP. /Telegrafi/