Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thotë se kualifikimi i kombëtares së tij në ‘Rusia 2018’ është shumë më i rëndësishëm se rekordi i tij i golave.
Superylli i Real Madridit e gjeti dy herë rrjetën në fitoren prej 3-0 kundër Hungarisë në Estadio da Luz, derisa golin tjetër e shënoi Andre Silva.
Kështu, CR7 i ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa e ka ngritur në 70 numrin total të golave për Portugalinë.
Kjo statistikë e ka bërë atë golashënuesin e katërt më të mirë nga përfaqësueset evropiane.
“E di sa gola i kam shënuar, por kjo nuk është më e rëndësishmja. Ajo që ka rëndësi është fitorja dhe jemi në garë për të shkuar në Kampionatin Botëror”, ka thënë Ronaldo për RTP. /Telegrafi/