Site icon Telegrafi

Ronaldo e nisi me gol sezonin e ri në Serie A, por milimetrat e VAR-it ia anuluan

Cristiano Ronaldo ka shënuar në ndeshjen e parë kampionale ndaj Parmës, por iu është anuluar si i parregullt.

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin 2019/20 në Serie A, pasi ka mposhtur në udhëtim Parman me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 21-të dhe u shënuan nga Giorgio Chiellini.

Lexo po ashtu Chiellini shënon golin e parë këtë sezon në Serie A, kalon Juven në epërsi ndaj Parmas

Megjithatë, golin në këtë ndeshje e gjeti edhe ylli kryesor i Juventusi, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez shënoi në minutën e 35-të për epërsinë 2-0, por goli më vonë iu anulua.

Ishte gjyqtari kryesor ai i cili ia anuloi golin pas rishikimit të VAR-it, duke e parë se Ronaldo ishte për disa centimetra më i avancuar.

Operacioni u zhvillua falë sistemit “Cross Air”, një aplikacion që ka qenë në dispozicion të VAR-it që nga viti i kaluar dhe që përpunon pamjet me një teknologji 3D duke lejuar që të kufizojë shumë kufirin e gabimit. /Telegrafi/  

https://twitter.com/CR7Brasil/status/1165303898980196353

Exit mobile version