Telegrafi

Ronaldo e Mendes takohen me zyrtarët e Bayernit – pritet kalimi i portugezit në “Allianz Arena”

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich teksa planifikon sërish një largim nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë me Piers Morgan, portugezi pohoi se ndihet i tradhtuar sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga “Old Trafford”.

Por, Sportsmail e kupton se Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me Bayernin javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.

Agjenti e promovoi pesë herë fituesin e Topit të Artë te Bayern dhe një numër klubesh të tjera, duke përfshirë Chelsean, Sporting Lisbonën dhe Napolin gjatë verës në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar klientin e tij yll nga United, dhe gjithashtu folën me Neëcastlen muajin e kaluar.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se ata kishin konsideruar një lëvizje për Ronaldon, por tha se ai nuk i përshtatej ‘filozofisë’ së klubit.

Gjermanët gjithashtu hezituan të paguajnë pagën e lojtarit prej 550,000 euro në javë, pasi i paguan Liverpoolit 40 milionë euro për Sadio Manen si zëvendësim për Robert Lewandowskin.

Sidoqoftë, Bayern ka ringjallur interesin e tyre mes shqetësimeve për gjendjen fizike të Manes dhe pasigurinë për të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting. /Telegrafi/