Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më afër largimit nga Juventusi.
Ylli portugez thuhet se e ndjen që nuk do të fitojë Ligën e Kampionëve në Torino, andaj edhe largimi është i pashmangshëm.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, ylli 36-vjeçar po e konsideron kalimin te Manchester United ose Paris Saint-Germain.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po ashtu nuk është i kënaqur që Juventusi ka rënë në nivel të formës, pasi aktualisht po luftojnë për një vend në top katërshe.
Andaj, Ronaldo po e kërkon largimin dhe destinacioni i tij i preferuar është PSG, mirëpo aty është edhe United.
Në rast se Kylian Mbappe kalon te Real Madridi, atëherë portugezi do të kalojë në Parkun e Princave.
Por, agjenti i tij Jorge Mendes është duke punuar që ta rikthejë atë në Old Trafford, e që do ta përfundonte karrierën pikërisht ku bëri emër. /Telegrafi/