Site icon Telegrafi

Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Cristiano Ronaldo i ka dhënë një dorë ndhime trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, për të siguruar transferimin e njërit prej objektivave të tij kryesor të verës. 

Ka qenë një sezon i tmerrshëm për Unitedin pasi ata momentalisht renditen në pozitën e 13-të në Ligën Premier, me 33 pikë më pak se lideri i tabelës Liverpooli. 

Erik Ten Hag ishte shkarkuar në tetor dhe u zëvendësua shpejt nga Amorim, i cili deri më tash ka pasur vështirësi që ta implementojë stilin e tij të lojës tek ekipi aktual. 

Me mendje nga e ardhmja, është raportuar se Unitedi do të jetë mjaft i zënë gjatë afatit kalimtar veror, ku disa lojtarë pritet të largohen nga klubi, por pritet të ketë edhe prurje të reja. 

Ruben Amorim e ka gjetur lojtarin ideal i cili do ta zëvendësojë Rashfordin
Lexo po ashtu Ruben Amorim e ka gjetur lojtarin ideal i cili do ta zëvendësojë Rashfordin

Siç ka raportuar The Sun, United ka shprehur interesim për transferimin e Francisco Trincao (Sporting Lisbona), i cili punoi nën urdhrat e Amorim gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit portugez. 

Sidoqoftë, raporti shton se Sportingu pritet ta luajë ‘lojën e vështirë’ dhe do të kërkojë një shumë prej 50 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin. 

Është sugjeruar gjithashtu se ish-klubi i Trincaos, Barcelona, pritet që të aktivizojë opsionin e 50 për qind të të drejtave të kartonit të tij, që mund të jetë diçka problematike për ‘Djajtë e Kuq’. 

Megjithatë, duke se Trincaon ka qenë Cristiano Ronaldo ai i cili e ka këshilluar që të bëhet pjesë e Unitedit. 

Këtë e bëri të ditur gazetari Graeme Bailey, i cili deklaroi se Ronaldo së bashku me Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot, kanë bërë përpjekje që ta bindin atë të transferohet në ‘Old Trafford’./Telegrafi/ 

Exit mobile version