Cristiano Ronaldo ka ndarë mendimet e tij rreth Kylian Mbappes dhe kalimit të tij te Real Madrid.
Në një intervistë për El Chiringuito, Ronaldo shprehu admirim për talentin e sulmuesit francez dhe ofroi këshilla se si Real Madrid duhet ta përdorë atë në mënyrën më të mirë.
“Unë e admiroj Kylian Mbappen, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Real Madrid, kujdesuni për të, sepse ai do t’ju sjellë shumë gëzime”, tha Ronaldo.
Gjithashtu, ai bëri një krahasim midis stilit të lojës së Mbappes dhe të tijit. “Nëse do të isha Mbappe, do të luaja në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si unë luaja si sulmues”, tha Ronaldo.
Megjithatë, Ronaldo theksoi se Mbappe nuk është një qendërsulmues natyror. “Pozicioni i sulmit mund t’i bëjë gjërat pak të komplikuara për Mbappe, sepse ai nuk është një qendërsulmues natyror. Nuk është se ai nuk di të luajë në atë pozicion, por thjesht nuk është roli i tij më i fortë,” shpjegoi portugezi.
Ronaldo vijoi duke treguar se si ai e përshtati vetën gjatë karrierës së tij: “Nëse do të isha në Real Madrid, do ta kisha mësuar Mbappen të luante si qendërsulmues. Unë nuk isha qendërsulmues natyror, por luaja në atë rol. Luaja në krah, dhe njerëzit e harrojnë këtë”, tha legjenda portugeze.
Në përgjithësi, Ronaldo vlerësoi shumë talentin e Mbappes, por nxori në pah nevojën për ta përshtatur atë në një rol që i përshtatet më mirë aftësive të tij. /Telegrafi/