Telegrafi

Ronaldo: E kemi zgjidhur problemin me Mourinhon

“Është një çështje shumë personale, por tashmë është zgjidhur dhe gjithçka është në rregull. Çfarë ndodh në zhveshtore, mbetet në zhveshtore”, ka deklaruar 28-vjeçari për AS.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së strategut portugez, numri shtatë i Los Blancos ka thënë se nuk e di se deri kur do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

“Nuk e di, mendoj se ai do të qëndrojë së paku deri në fund të sezonit, sepse është një trajner që gjithmonë dëshiron të fitojë dhe neve na kanë mbetur edhe disa sfida”, ka shtuar Ronaldo. /Telegrafi/