Telegrafi

Ronaldo: E kam ditur se golat do të vijnë

“E dija se golat do të vinin, andaj isha shumë i qetë. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë në ndeshjen e parë dhe të fillojmë mirë në Evropë, dhe e kemi arritur këtë”, ka thënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

“Ekipi funksionoi shumë mirë dhe jam i lumtur me rezultatin. Në pjesën e dytë u qetësuam dhe bëmë atë që nuk mund ta përsërisim në të ardhmen. Thonë se ne jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë dalëngadalë”, ka shtuar portugezi.