Telegrafi

Ronaldo: E kam ditur që do luajmë kundër Unitedit

 ”Gjatë ditës së hedhjes së shortit, unë isha në stërvitje dhe e patë një ndjenjë të fortë që do të ndeshemi me Manchester Unitedin”.

“Pastaj, kur na ra shorti ashtu, unë isha shumë i lumtur. Natyrisht se është ndeshje e vështirë. Madridi dhe Unitedi janë dy klubet më të mëdha në botë dhe shanset janë 50-50”.

”Manchesteri ishte shtëpia ime dhe ende është në zemrën time. E dua shumë sepse kur njerëzit të trajtojnë mirë ju nuk mund t’i harroni ata. Kështu edhe unë, kurrë nuk do ta harroj Unitedin, njerëzit që punojnë aty dhe tifozët”, ka thënë Ronaldo për The Sun./Telegrafi/