Site icon Telegrafi

Ronaldo e gëzoi dhe e bëri të qeshë vajzën me aftësi të kufizuara para ndeshjes ndaj Rusisë (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka gëzuar një vajzë të vogël që ndodhej në karrocë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Rusisë në kuadër të Kupës së Konfederatave.

Kapiteni portugez kishte hyrë në fushë në Spartak Stadium në Moskë duke mbajtur për dore vajzën me aftësi të kufizuara.

Vajza ishte tejet e gëzuar (FIFA)

Ndërsa në momentin e rreshtimit të lojtarëve për himnet kombëtare, CR7 ia dhuroi një puthje në ballë vajzës dhe ia dhuroi xhaketën e tij.

Ky moment e gëzoi atë tej mase dhe e bëri të lutur dhe të qeshur.

Momenti emocionues (EPA)

Portugalia fitoi me rezultat 1-0 kundër Rusisë, pikërisht me golin e Ronaldos. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Portugalia merr kreun e grupit (Video)

Exit mobile version