Juventusi e ka nisur mirë vitin e ri me një fitore mjaftë të vlefshme ndaj Cagliarit me rezultat 4-0.
Zonja e Vjetër e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund, por sardët ishin shumë të mirë në mbrojtje, duke i lënë të prodhojnë pak para porte.
Paulo Dybala dhe Merih Demira kishin raste të mira, por që nuk i shfrytëzuan, pasi goditja e turkut goditi shtyllën.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Juventusin që shënoi që në minutën e 49-të me Cristiano Ronaldon.
Portugezi e vodhi një top para mbrojtjes dhe kaloi edhe portierin për të shënuar për 1-0.
Juventusi e shtoi presonin dhe kishte sërish rast të mirë me Dybalan, por kësaj radhe Olsen ishte në vend.
Ishte argjentinasi në në minutën e 65-të me disa kalime të bukura, arriti të fitojë penallti pasi u pengua në zonë.
Në pika e bardhë doli të jetë i saktë Ronaldo që shënoi për 2-0.
Por nuk u mbyll me kaq, pasi kampioni aktual italian kishte ende për të treguar.
Gonza Higuain që u fut në fushë në pjesën e dytë shënoi me një goditje të bukur për 3-0 në minutën e 81-të.
Pa u mbyllu mirë festa e këtij goli të tifozët, vjen edhe goli i katërt.
Aksion i bukur i Juve, ku Douglas Costa pason te Ronaldo, i cili e kompleton het-trikun për 4-0.
Juventusi me këtë fitore kalon në pozitën e parë me 45 pikë dhe pret rezultatin nga takimi Napoli-Inter. /Telegrafi/
BEAUTIFUL GOAL BY RONALDO!!!https://t.co/RHLKNDEHLD
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 6, 2020
Ronaldo making it 2-0 for juventus. #JuveCagliari pic.twitter.com/fkuIYGHVF4
— 𝖘 (@notsobann) January 6, 2020
CRISTIANO'S ASSIST TO HIGUAIN!
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 6, 2020
https://twitter.com/juvefcgifs/status/1214210706419208193