Telegrafi

Ronaldo e festoi golin që iu regjistrua Brunos, për një çast u besua se ai vendosi një rekord të ri

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo për një çast mendoi se ishte bërë bashkë-golashënuesi më i mirë i Portugalisë në Kampionate Botërore gjatë ndeshjes ndaj Uruguait.

Pas një harkimi të Bruno Fernandes në pjesën e dytë, superylli i futbollit kërceu për ta goditur me kokë dhe topi u ndal në rrjetë.

Fillimisht, goli u regjistrua në emër të tij, mirëpo xhirimet treguan se 37-vjeçari nuk e kishte prekur topin.

Po të kishte shënuar Ronaldo, atëherë do ta barazonte rekordin e Eusebios (nëntë gola) për më shumë gola në Kampionatet Botërore, po ashtu do të ishte goli i 100-të në ndeshje zyrtare me përfaqësuesen.

Sidoqoftë ai ka qëndruar në tetë gola, duke qenë se FIFA vendosi që golin t’ia regjistronte mesfushorit të Manchester Unitedit.

Bruno më vonë gjatë lojës e realizoi edhe golin e dytë nga pika e bardhë për ta konfirmuar kualifikimin e Portugalisë në 1/8 e finales në ‘Katar 2022’. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Daily Mail)