Portugalia e ka siguruar finalen në Ligën e Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar het-trik kundër Zvicrës (3-1).
Një ndeshje që ishte nën diktatin e super yllit botëror që nga këmbët e tij prodhoi edhe një natë magjike për tifozët e futbollit.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kërkonin të imponoheshin në fushë, duke kërkuar që të merrnin dominimin.
Cristiano Ronaldo e kaloi në epërsi Portugalinë që në minutën e 25-të me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës e la të shtangur portierin Yann Sommer.
https://twitter.com/Maxchiney1/status/1136354462598148096
Goditja e yllit të Juventusit erdhi nga 30 metra dhe ishte e fuqishme, duke e kaluar në avantazh Portugalinë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Zvicra e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, pas një aksioni të gjatë.
Një pasim i gjatë i Xherdan Shaqirit në zonë për Steven Zuber, i cili u pengua në zonë. Fillimisht gjyqtari nuk jep penallti dhe Portugalia hidhet në kundërsulm, ku fiton penallti me Bernado Silvan.
Pas rishikimit nga VAR, gjyqtari gjerman Felix Brych vendos për penallti në favor të Zvicrës.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Ricardo Rodriguez për ta barazuar rezultatin në 1-1.
https://twitter.com/SwypeSports/status/1136363759528816641
Minutat e fundit të ndeshjes ishin të ndara për super yllin portugez.
GOAL!!!
Cristiano Ronaldo’s second goal 🔥⚽
This man is a beast 💪🏻
Portugal 2-1 Switzerland #PORSUI https://t.co/MBUy52Zvuk— SK (@SiddhantKd) June 5, 2019
Fillimisht ishte minuta e 88 kur Ronaldo shënoi nga brenda zonës me një goditje të fuqishme për 2-1.
Ronaldo nuk e la të këndellet Zvicra, kur në një kundërsulm të shpejtë shënoi për 3-1.
Destroyed in 1 min.
CR7 – Switzerland 3:1#UEFANationsLeague #switzerland #portugal #christiano #Ronaldo #cr7 #Hattrick pic.twitter.com/wgTe1RM3IP
— Gkbn (@Gkbn17) June 5, 2019
Het –trik i Ronaldos që e dërgon në finale të Ligës së Kombeve kombëtaren e tij. /Telegrafi/