Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Parmës në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë dhe për këtë u shpërblye me një gol të shënuar në minutën e 43-të nga Cristiano Ronaldo.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa në të dytën u shënuan dy të tjerë.
Parma arriti t’i barazonte shifrat me anë të Andreas Cornelius që realizoi në minutën e 55-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Matteo Scozzarella.
Por, ylli portugez (58’) u shfaq edhe një herë në listën e golashënuesve, pas një asistimi të bukur nga Paulo Dybala, për ta rikthyer kështu epërsinë.
Deri në fund të takimit, të dyja skuadrat kishin shanse të mira për gol, mirëpo i shpërdoruan ato.
Pas javës së 20-të, Juventusi është lider i vetëm me 51 pikë, katër më shumë se Interi në të dytin.
Zonja e Vjetër fillimisht do të përballet në mes javë me Romën në Kupën e Italisë, ndërsa në xhiron e 21-të do t’i shkojë Napolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-nA1TyX_LCE
https://www.youtube.com/watch?v=nGQKrMDmhoM
https://www.youtube.com/watch?v=XEaQi9A5H0E